500 mijë euro bizhuteri, Olivier Giroud bie viktimë e një grabitjeje në Los Anxhelos

18 Shkurt 2025, 18:43 / SPORT ALFA PRESS

500 mijë euro bizhuteri, Olivier Giroud bie viktimë e një

Sulmuesi Olivier Giroud për fatin e tij të keq ra pre e një grabitjeje të madhe në rezidencën e tij në Los Anxhelos. TMZ Sports raporton për një grabitje të ndodhur në javën e parë të shkurtit.

Ai dhe anëtarët e familjes së tij nuk ishin në shtëpi, por mësohet se gjithsej i janë grabitur pasuri me vlerë 500 mijë euro.

Hajdutët dyshohet se kanë thyer një dritare për tu futur në shtëpinë e francezit, duke vjedhur kryesisht bizhuteri me shumë vlerë. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka një të dyshuar.

37-vjeçari u transferua në SHBA në verë 2024, pasi i dha fund aventurës me Milanin, ku luajti për tri sezone.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128