Agjenti i Asanit konfirmon bisedimet, anësori kuqezi drejt klubit të njohur gjerman

Jasir Asani ishte një bekim për Sylvinho-n dhe Shqipërinë gjatë kualifikueseve për në “Euro2024”, jo vetëm për tre golat e shënuar, por “sallaksi” e bëri më të frikshme ofensivën kuqezi.
Por krejtësisht e kundërt është situata e tij me klubin aktual korean, Gwangju. Një përplasje e fortë me trajnerin e Gwangju, bëri që Asani të kalonte një pjesë të dytë sezoni në stol.
Mëngjarashi është në garë me kohën për të kapur formën e duhur fizike, për të qenë në maksimum edhe në “Euro 2024”. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e tij po punojnë për t’i gjetur një skuadër të re.
Sipas të gjithë gjasave, Asani pritet të vijojë karrierën e tij në Gjermani. Ka qenë pikërisht agjenti i tij, Aleksandar Jovkov, që shton edhe më shumë zërat, teksa shihet duke biseduar me drejtuesit e Dusseldorf, postim që lë të kuptojë pikërisht një lëvizje të tillë për në sezonin e ri.
Për momentin, Dusseldorf militon në kategorinë e dytë në Gjermani, por do të luajë një finale kundër Bochum, ndeshja e cila do të vendos fatin e tyre në sezonin e ri, do të promovohen në Bundesligë, apo do të qëndrojnë në kategorinë e dytë.
-
-
Kukësi nis të shpërbëhet, largohen 5 futbollistë
20 Maj, 16:14
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


