Alonso drejt lamtumirës me Levekusenin, dy gjigantë të Europës kërkojnë shërbimet e spanjollit
2 Nëntor 2024, 15:34 / SPORT

Gjithnjë e më shumë po shtohen lajmet për një largim të mundshëm të Çabi Alonsos në fund të sezonit.
I vlerësuar shumë falë punës së tij të mirë me Bajer Leverkusen, trajneri spanjoll pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe Mançester Sitit në rast të lamtumirës së Karlo Ançelotit dhe Pep Guardiolës përkatësisht. Portali Fichajes shkruan se këto janë dy rrugët kryesore për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, “Aspirinat” kanë aktivizuar “operacionin zëvendësues”. Dy emra shfaqen tani në skenë si pasardhës të mundshëm të Alonsos përpara sezonit 2025-2026. Konkretisht, bëhet fjalë për Sandro Vagner , aktualisht ndihmës trajner i kombëtares gjermane dhe Sebastian Hënes, i cili sot drejton Shtutgartin dhe ka një klauzolë nga shtatë deri në tetë milionë euro.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128