Analiza/ Arrigo Saki del “kundër rrymës”: Milani po humbet identitetin, duhen ndryshime urgjente

8 Gusht 2025, 09:58 / SPORT ALFA PRESS
Analiza/ Arrigo Saki del “kundër rrymës”: Milani po humbet

Milan është padyshim një ndër skuadrat më aktive në këtë sesion merkatoje në Itali.Por ndërsa për pjesën më të madhe të teknikëve dhe analistëve, skuadra e Alegrit po merr formë, për tu rikthyer së qenuri konkurrues në sezonin e ardhshëm, duket se jo të gjithë kanë të njëjtën qasje ndaj lëvizjeve të klubit milanez. Legjenda e futbollit italian dhe ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, ka shprehur shqetësimet e tij për drejtimin aktual të klubit kuqezi.

Ai kritikoi vendimet e klubit në merkato dhe menaxhimin teknik, duke vënë në dukje disa probleme thelbësore që po pengojnë Milanin të rikthehet në nivelet e mëparshme. Saki u shpreh se blerjet e bëra këtë verë kanë qenë gabime të mëdha, pasi janë zgjedhur lojtarë të huaj pa përvojë në Serie A, gjë që ka vështirësuar përshtatjen e tyre në kampionat.

“Milani ka marrë futbollistë që nuk njohin mirë stilin italian dhe kjo po ndikon negativisht në performancë,” tha ai.

Sipas tij, skuadra aktuale nuk është një ekip i vërtetë. Ai përmendi katër arsye kryesore: mungesën e identitetit, zgjedhjet teknike të diskutueshme, dobësitë në mbrojtje dhe mungesën e një drejtimi të qartë nga ana e klubit.

“Këto faktorë po e bëjnë Milanin të dështojë në përpjekjet për të arritur objektivat,” theksoi Saki.

Ish-trajneri sugjeroi që drejtuesit e Milanit të punojnë më ngushtë me trajnerin dhe drejtorin sportiv, duke marrë vendime të përbashkëta dhe duke ndërtuar një strategji të qartë për të ardhmen. “Duhet një vizion i përbashkët dhe planifikim serioz,” shtoi ai.

Në përfundim, Saki theksoi se Milan duhet të rikthejë vlerat e tij tradicionale dhe të punojë fort për të krijuar një skuadër konkurruese dhe me karakter, në mënyrë që të rimarrë vendin e tij në majat e futbollit italian dhe europian.

Po ndodh...