Arbër Hoxha ja sheh 'hajrin' Dinamo Zagrebit, shpërblehet me shifrën e majme në kontratën e re
13 Nëntor 2025, 10:00 / SPORT

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, është shpërblyer nga Dinamo Zagreb me një kontratë të re afatgjatë, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në fillim të këtij sezoni.
Klubi kroat pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë 27-vjeçarin në “Maksimir” deri në verën e vitit 2029, dy vite më shumë se kontrata aktuale.
Sipas burimeve pranë klubit, Hoxha do të përfitojë një pagë të përmirësuar, që kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në vit, një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në kampionat dhe në Europë.
Në 16 paraqitje këtë sezon, shqiptari ka regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
