Armando Broja mbetet në “ankand”, emri i tij del edhe në kampionatin francez
11 Dhjetor 2023, 14:19 / SPORT

Në Londër dhe mbi të gjitha në Shqipëri, të gjithë prisnin me padurim rikthimin e Armando Brojës, por dëmtimi i rëndë i pësuar ka ulur shumë ritmin e sulmuesit.
Trajneri Pochettino po i jep minuta të rëndësishme javë pas javë, ndërsa ndaj Everton e hodhi në fushë si titullar. Për fat të keq, “bomberi” kuqezi nuk e shfrytëzoi si duhet këtë mundësi duke mos dhuruar një paraqitje pozitive. Siç ndodh shpesh këtë periudhë, pas çdo ndeshje ka një version të ri në lidhje me Brojën.
Mediat angleze shkruajnë se Broja mund të lihet i lirë në janar, por vetëm në formë huazimi. Risia këtë herë është se pas ekipeve në Angli dhe Itali, emri i Brojës lakohet për një transferim në Francë, tek ekipi i Strasburg.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
