Arrihet “paqja”, Arna do të jetë sulmues i katërt i Interit
11 Gusht 2024, 16:47 / SPORT

Le të rrimë kështu… Ky është përfundimi i takimit që ka pasur klubi i Interit me sulmuesin Marko Arnautoviç.
Pavarësisht se mediat një ditë më parë raportonin të kundërtën, sulmuesi austriak do të vazhdojë të qëndrojë te zikaltrit. Ai duket se ka pranuar që të jetë sulmuesi i katërt në hierarki pas Lautaros, Turamit dhe Taremit.
Në fakt nuk kishte shumë alternativa të tjera nisur nga fakti që i refuzoi të gjitha ofertat dhe dëmtimi ia pengoi bisedimet me palët e treta.
Tashmë nuk është më i ri, dhe 35 vitet mbi shpatulla kanë filluar që të rëndojnë.
Arna e di mirë që ky është sezoni i fundit i tij në një klub të madh, por e sheh veten edhe si një personazh që ndihmon të rinjtë për t’u integruar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

