Arsenali “dorëzohet” në luftën për titull, “Topçinjtë” pësojnë disfatë në derbi
22 Shkurt 2025, 18:22 / SPORT

Arsenal pësoi disfatë 0-1 në derbin e Londrës ndaj West Ham, duke bërë një hap fals në garën për titull. Bowen ndëshkoi vendasit, me golin e tij pas 44 minutash lojë.
Në pjesën e dytë, ndeshja u kthye në “malore” për ekipin e Artetës, pasi Lewis u ndëshkua me karton të kuq në të 73-tën.
Pas kësaj humbje, Arsenali është në vendin e dytë me 53 pikë, 8 pikë larg kryesuesve të Liverpool, ndërsa kur kanë mbetur edhe 12 javë nga përfundimi i kampionatit shanset për titull zbehen shumë.
Në ndeshjet e tjera të Premier League, Tottenham triumfoi 1-4 në fushën e Ipsëich, ndërsa Fulham-Palace përfundoi 0-2.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
