Asllani drejt largimit, Bologna ofron Castron për mesfushorin kuqezi

1 Prill 2025, 11:16 / SPORT ALFA PRESS

Asllani drejt largimit, Bologna ofron Castron për mesfushorin kuqezi

Kristjan Asllani pritet të jetë një ndër emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme verore. Dëshira e tij për të luajtur një tjetër sezon me Interin nuk shkon në të njëjtën linjë me aktivizimet e tij në fushën e blertë, ndaj për këtë aryse duket se me shumë gjasa këto do të jenë dy muajt e fundit të mesfushorit të kombëtares tone me fanellën zikaltër.

Megjithatë duket se Kristjan Asllani do të vijojë të jetë sërish pjesë e Serisë A. Kjo sepse për momentin interesim ka shfaqur ekipi i Bolognës, së drejtuar nga tekniku Vincenzo Italiano. Skuadra bolonjeze renditet për momentin në vendin e 4 dhe në rast se edhe në fund do të arrijë të ruaj këto pozita, duke siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, atëherë me shumë gjasa klubi kuqeblu do të tentojë të forcojë ekipin dhe Asllani është për momentin emri më i pëlqyer.

Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të. Ai mund të përfshihet si pjesë e paketës për të çuar Kastro në radhët e zikaltërve gjatë verës. Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bolonja mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026.

Me përfundimin e sezonit pritet të mësohet më shumë për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares tonë.

 

Po ndodh...