Asllani rikthehet tek Interi, zikaltërit i ulin çmimin mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani është rikthyer në Itali dhe është pjesë e Interit tashmë duke qenë se Beshiktashi nuk e ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e tij.
Mediat italiane janë të bindura se e ardhmja e mesfushorit shqiptar është larg Milanos dhe se vera do të jetë e nxehtë për të, në kërkim të një skuadre tjetër që mund të blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit nga Elbasani.
Viti i fundit ka qenë padyshim një nga sezonet më zhgënjyese për Asllanin duke qenë se dy herë u largua nga skuadrat e tij si i padëshiruar, duke mos e përfshirë Interin në këtë listë. Asllani firmosi në verë me Torinon dhe nisi duke bindur në ndeshjet e para, por në janar mesfsuhori nuk ishte më në planet e klubit. E njëjta situatë u përsërit edhe në Stamboll megjithëse në mediat turke, raportohej se nuk kishte probleme teknike por shuma prej 11.5 milionë eurosh, ishte e lartë për Beshiktashin dhe prandaj u vendos që të mos blihej kartoni i tij në fund të sezonit.
Tashmë, te Interi janë të bindur se Asllani nuk mund të shitet për një vlerë të tillë dhe mediat italiane raportojnë se do të ketë një ulje çmimi për të. Zikaltërit janë të gatshëm që heqin dorë nga lojtari shqiptar edhe për rreth 10 milionë euro, shumë kjo që mund të përdoret në merkaton e verës për të tjerë lojtarë. Tashmë mbetet vetëm të shihet se si do të përfundojë “telenovela” Asllani në Itali.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128