Atletico Madrid bën detyrën në shtëpi, mjafton goli i Alvarez ndaj Bilbao-s
1 Mars 2025, 23:05 / SPORT

Atletico Madrid ka fituar 1-0 ndaj Athletic Bilbao në “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në La Liga. Ishte i zakonshmi Julian Alvarez që shënoi golin e fitores për “Colchoneros”.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 66-të, pas një asisti të marrë nga Llorente, Alvarez i futur 6 minuta më parë në fushë, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid merr përkohësisht vendin e parë me 56 pikë, dy pikë më shumë se Barcelona dhe Real Madrid. Barcelona luan nesër në fushën e saj ndaj Sociedad, ndërsa “Los Blancos” bënë sot një hap fals pas humbjes 2-1 ndaj Betis.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

