Autori i golit ndaj Laçit: Ndeshje për të na kthyer motivin, dhamë maksimumin

28 Shtator 2023, 18:12 / SPORT ALFA PRESS

Autori i golit ndaj Laçit: Ndeshje për të na kthyer motivin,

Baton Zabërgja, autor i golit të Dinamos ndaj Laçit (1-0) komentoi suksesin në një intervistë për media.

“Është e vështirë pas atyre disfatave. Në ndeshjet e tjera kemi bërë mirë, por mungonte rezultati. Çdo stërvitje po luajmë fort, si stafi dhe lojtarët. Sot dhamë 100% dhe merituam fitoren. Sot ishte ndeshje për të na rikthyer motivin dhe në ndeshjen e radhës do të qasemi më shumë.

-Kartoni i kuq?

“Nuk e pashë”.

-Me cilin sulmues ndihet më mirë Zabërgja?

“Të gjithë sulmuesit janë të mirë, secili që luan përpara meje për mua është mirë”, shtoi sulmuesi i Dinamos.

-Diferenca mes ligës së Kosovës dhe Shqipërisë?

“Unë kam ardhur këtu për të rritur karrierën time personale por edhe me klubin”, – tha ai.

Po ndodh...

ide