Barazim historik/ Tre lojtarë të Superiores në fushë, Kosova U-21 ndal Gjermaninë

Kosova U-21 arriti një barazim historik pa gola në transfertë kundër Gjermanisë U-21, në ndeshjen kualifikuese të Europianit të 21-vjeçarëve, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm
“Dardanët” e vegjël, zhvilluar një ndeshje spektakolare, teksa në fushën e lojës ishin plot 3 futbollistë nga Superiorja.
Bëhet fjalë për portierin Abdullahui të Tiranës, mesfushorin Kryeziu të Laçit si dhe sulmuesin e Dinamos, Veton Tusha, dy të parët e nisën duelin si titullarë duke aktivizuar gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Tusha u hodh në lojë në pjesën e dytë.
Kjo ishte “bllokada” e parë për Gjermaninë U-21, teksa 4 sfidat e para i kishte fituar.
Interesant është fakti se te “panzerat” u aktivizua titullar edhe talenti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili qëndroi në fushë 84 minuta, pa lënë gjurmë. Moukoko i Dortmundit si dhe Knauf i Frankfurtit, ishin dy yjet e tjerë të Gjermanisë U-21, që stonuan në këtë përballje.
-
Fillim i mbarë për Fodan, Kosova mposht Armeninë në miqësore
22 Mars, 20:14
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

