Barazimi ‘i thatë’, Milan dhe Juventus zhgënjejnë në supersfidën e Serie A

23 Nëntor 2024, 20:51 / SPORT ALFA PRESS

Barazimi ‘i thatë’, Milan dhe Juventus zhgënjejnë

Milani dhe Juventus u ndanë në paqe nga “San Siro” pas një barazimi pa gola.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për gol, asnjëra nuk ja doli.  Në minutën e 69-të kuqezinjtë e Fonsekës pretenduan për penallti, por arbitri vijoi lojën.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar me lojën që po zhvillohej kryesisht me duele fizike në mesfushë dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së 13-të Milani shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e shtatë në tabelë, teksa Juventusi ka 25 dhe renditet i pesti.

 

Po ndodh...

ide