Biletat e Euro 2024, rezultatet e shorteut të UEFA zhgënjejnë shqiptarët
25 Janar 2024, 13:31 / SPORT

UEFA zhgënjen shqiptarët. Konfederata Europiane e Futbollit publikoi rezultatet e shorteut, për të gjithë tifozët që kishin aplikuar për bileta në Euro 2024.
Pjesa më e madhe e njerëzve që shpresonin se do të siguronin bileta për ndeshjet e Kombëtares, janë zhgënjyer nga përgjigjja negative.
Në aplikimin e bërë në faqen zyrtare të UEFA-s, pjesa më e madhe e njoftimeve ishin të kuqe dhe aty shkruhej “Kërkesa juaj për bileta nuk ishte e suksesshme”.
Në fund të njoftimit, në faqen ku çdo person ka akses të personalizuar thuhej se “aplikimi nuk ishte i suksesshëm dhe nuk ka asgjë për të paguar”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





