Broja sërish janë listës së kombëtares, por në stërvitje me Everton! Ja çfarë po ndodh me sulmuesin
Edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares, Armando Broja nuk është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho.
Shkak është dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave edhe me Evertonin, klub me të cilin nuk është aktivizuar në asnjë moment që prej transferimit. Megjithatë, duket se të paktën me klubin e tij shumë shpejt mund të jetë në gatishmëri për të luajtur.
Këtë e ka pranuar në konferencë për shtyp edhe trajneri i klubit anglez, Sean Dyche, i cili pranoi se kishte filluar integrimi i ngadaltë i Brojës në punë me skuadrën, që do të kthehej në përditshmërinë e tij pas pauzës së Kombëtareve.
“Ai është përfshirë në pjesë të stërvitjes. Por thjesht ka qenë episodik, thjesht që të kishte një ndjesi të topit dhe asgjë tjetër përveç kësaj në këtë pikë. Kjo i jep mundësinë për të njohur lojtarët pasi ai erdhi i dëmtuar dhe të gjithë e dinë, ndërsa ka punuar shumë mirë, duke bërë gjithçka për riaftësimin me stafin mjekësor. Por kjo ishte thjesht për t’i dhënë një mundësi të ishte rreth lojtarëve në fushë. Koha është e duhura, në aspektin që ai po i afrohet rikthimit, por padyshim me ndërprerjen për kombëtaret bëhet e vështirë pasi të gjithë shpërndahen përsëri. Por atij do t’i duhet një program ndeshjesh, padyshim.
Po e çojmë drejt pikës së stërvitjes, nuk është ende atje, por javën tjetër shpresojmë të jetë më e mundshme. Kur të gjithë të kthehen nga kombëtaret, ai do të jetë në stërvitje të potë”, tha Dyche para gazetarëve duke shpjeguar situatën e Brojës.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128