Bundesliga/ Schalke jep shenja jete, Union Berlin “harron” si fitohet

Schalke 04 jep shenja jete, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe ka lëshuar vendin e fundit të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Thomas Reis ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Bochumit, një rival direkt për mbijetesën dhe të ngjitet në kuotën e 19 pikëve, në vendin e parafundit.
Një autogol i Reimann në fundin e pjesës së parë dhe goli i Butler në minutën e 79’, vulosën suksesin e Schalkes, që tani beson më shumë se kurrë te mbijetesa dhe do të provojë deri në fund qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.
Vijon të zhgënjejë Union Berlin, që nuk fiton për të tretën ndeshje radhazi, teksa pasditen e sotme nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Kolnit në shtëpi. Fitorja e fundit e berlinezëve daton më 11 shkurt në transfertën ndaj Leipzig dhe tani skuadra duhet të shqetësohet për të ruajtur një vend në zonën Champions.
Në ndeshjet e tjera, Augsburg ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 ndaj Werder Bremen, ndërsa Mainz mposhti me rezultatin minimal 1-0 Hoffenhaimin. Në orën 18:30 në fushë zbret Bayerni i Mynihut, që do të përballet me Stuttgartin në transfertë.
-
Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë
4 Mars, 18:11 -
Skemë sportive 4 mars
4 Mars, 17:04
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


