Champions/ Edon Zhegrova heroi i Lille, goli i sulmuesit mposht Fenerbahcen
6 Gusht 2024, 22:53 / SPORT

Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për Lille kundër Fenerbahces, me sfidën që mbaroi 2-1.
Rrjeta e gjetur nga sulmuesi shqiptar erdhi pikërisht në minutën e 91, atëherë kur takimi u duk se do mbyllej barazim.
Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u fut në fushën e lojës, kur luhej minuta e 71. Zëvendësim që rezultoi me mjaft vlerë për skuadrën franceze të Lille.
Kjo ndeshje ishte e para e vlefshme për turin e tretë të Champions League. Francezët shkojnë në Turqi me avantazhin e fitores në shtëpi, ndërsa nënkampionët e Fenerbahces do tentojnë të përmbysin gjithçka.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
