Champions League/ Pep Guardiola: Ky Inter është më i fortë se ai i finales së Stambollit
Champions League është rikthyer dhe këtë mesjavë do zhvillohen 18 ndeshjen e para për formatin e ri, ku mes të cilave spikat Manchester City - Inter. Të mërkurën në "Etihad" duke nisur nga ora 21:00 përballen dy skuadrat që dy sezone më parë diskutuan mes tyre finalen në Stamboll, e ku City fitoi me një gol.
Në prag të ndeshjes kundër italianëve, trajneri i Man, Cityt, Pep Guardiola tha para medieve se ky Inter është më i fortë se ai i dy sezoneve më parë të finales.
"Unë ju thashë në atë kohë sa të fortë ishin zikaltërit, tani më besoni. E pashë finalen përsëri për herë të parë, ishte shumë e luftuar.
Më kujtohet se ishte një ndeshje shumë e balancuar me ata që patën dy raste të pastra shënimi, ndërsa ne patëm vetëm një me Foden pas golit të Rodri.
ituam ne, por mund të fitonin edhe ata. Tani nuk luajmë një finale por Interi është edhe më i fortë. Në Itali ata ishin fantastik sezonin e kaluar. Simone është një trajner i shkëlqyer”, tha mes të tjerash Pep Guardiola në konferencën për shtyp.
Ndryshimet në formatin e Champions League kanë rritur shumë edhe shpërblimet që UEFA do japë këtë sezon, ndërsa në fund të fazës së parë që përfshin 8 ndeshje për secilin ekip do ketë një renditje nga vendi i parë në të 36-in, ku 8 të parat kualifikohen për fazën e 1/8.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128