Rey Manaj rrezikon Kombëtaren, Sivasspor zbulon shkallën e dëmtimit të sulmuesit
Rey Manaj do mungojë për të paktën tre javë. Sulmuesi i Sivasspor shënoi golin e parë sezonal në Turqi gjatë fundjavës, por pak minuta pasi e dërgoi topin në rrjetë u dëmtua.
Në fillim u mendua se lushnjari do rikthehej shpejt në fushë, por trajneri i tij Bulent Uygun tregoi edhe kohën që sulmuesi i Kombëtares do jetë jashtë.
“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39.
I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim”, tha Uygun.
Manaj vuan një çarje në tendinën e kryqëzuar të muskujve të pasme në këmbën e djathtë. Manaj rrezikon edhe ndeshjet e muajit tetor me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë në transfertë.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128