
Champions/ Real Madrid-Atletico, publikohen formacionet zyrtare të derbit

4 Mars 2025, 20:22 / SPORT
Real Madrid dhe Atletico Madrid përballen sot në një derbi të ndezur në Ligën e Kampioneve, në sfidën e parë për të siguruar një biletë në çerekfinalet e turneut.
Kurrë më parë dy skuadra nga e njëjta ligë nuk janë përballur më shpesh në Kupën e Evropës/UEFA Champions League (UCL) sesa Real Madrid dhe Atlético Madrid (dhjetë herë).
Dhe kjo sfidë e parë e raundit të 1/16-ave do të ketë një intensitet shtesë, pasi ‘Los Blancos’ humbën 2-1 ndaj Real Betis të shtunën, një rezultat që e lejoi Atléticon t’i parakalonte ata në La Liga.
Ky do të jetë derbi i 239-të i Madridit (Real: 116 fitore, 63 barazime, 59 fitore Atletico) dhe vjen më pak se një muaj pasi dy skuadrat barazuan 1-1 në La liga, po në ‘Santiago Bernabéu’.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128