Champions/ Reali vuan por siguron kualifikimin, City bën detyrën ndaj Copenhagen

Sfida mes Real Madrid dhe Leipzig ka qenë tepër intensive, me gjermanët të cilët ishin më shumë kërkues dhe dominues.
Sfida mes tyre u mbyll me rezultatin 1-1, duke bërë që spanjollët të kualifikohen për në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin madrilenët, ku në minutën e 65’ të pjesës së dytë gjetën golin me anë të Vinicius Junior.
Barazimi nga Leipzig erdhi menjëherë, ku një goditje me kokë nga Orban në minutën e 68’ riktheu baraspeshën.
Në sfidën tjetër, Manchester City nuk ka gabuar aspak ndaj Copenhagen në ndeshjen e kthimit, me “qytetarët” të cilët kanë triumfuar me rezultatin 3-1, duke prerë kështu biletën për në çerekfinale.
City shënoi tre herë që në pjesën e parë. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Akanji pas asistimit të Alvarez në minutën e pestë të ndeshjes. Goli i dytë erdhi më pas pikërisht nga argjentinasi, me Alvarez që realizoi një perlë nga distanca në minutën e 9’.
Copenhagen reagoi duke ngushtuar shifrat në minutën e 29’, ku Elyounoussi ishte autori i golit. Por ende pa përfunduar pjesa e parë, Haaland realizoi edhe të tretin në minutën e 48’. Gjatë pjesës së dytë, City bëri më shumë një kontroll loje, pasi duket sikur u mjaftua me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
-
Dy gola në tre minuta, ndizet sfida Real Madrid-Leipzig
6 Mars, 22:40
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

