Daja: Barazimi rezultat i drejtë, nuk kemi stabilitet në lojë

31 Tetor 2024, 20:03 / SPORT ALFA PRESS

Daja: Barazimi rezultat i drejtë, nuk kemi stabilitet në lojë
Ilir Daja ka rezervat e tij për lojën e Dinamos në ndeshjen e barazuar me Bylisin, por nuk i heq asnjë meritë kundërshtarit, duke deklaruar pas ndeshjes se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Trajneri kryeqytetas tha se skuadrës i mungon stabiliteti në lojë dhe kjo i atrubohet mungesave në pjesën e parë të sezonit duke ndryshuar shpesh lojtarët në formacionin startues.

“Rezultati iu përgjigj lojës që bëmë, sepse mund ta humbnim ndeshjen, si edhe ta fitonim. Më mërzit fakti që nuk kemi pse të reagojmë vetëm pasi marrim gol dhe kur kundërshtari ndryshon diçka. Duhet të jemi më fleksibël në veprime se i kishim marrë masat. Gjithsesi, ajo që është e mirë në këtë ndeshje është që reaguan lojtarët dhe në pjesën e dytë treguan një forcë karakteri për të marrë fitoren. Kishim mundësitë tona, por besoj që rezultati më i drejtë i kësaj ndeshje ishte barazimi.”

Destabiliteti në lojë: “Neve na interesojnë pikët në fillim se kemi rikuperuar goxha në tabelë, kemi probleme me lojën. Qefalija ishte hera e parë që startonte në një format tjetër në 4-4-2. Kemi pasur ndërrime të mesfushorëve dhe kjo ka bërë që të mos kemi stabilitet në lojë, ajo që kemi problem është fakti që ne nuk po mbulonim mirë ekranin e kundërshtarit që ndryshonte ritmin e lojës dhe pastaj nuk kishim forcën për t’u kundërpërgjigjur. Ne kemi analizuar Bylisin në ndeshjen e fundit që kishte dhe prisja që do të luante në këtë mënyrë. Por në pjesën e parë, e favorizuam edhe ne me gabimet tona, pa dashur t’i heq asnjë meritë Bylisit.”

Po ndodh...