De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa
28 Janar 2026, 13:17 / SPORT

“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që nga momenti kur Torino e nxori nga planet e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, emri i Asllanit është lakuar thuajse në çdo skuadër të Serie A që kërkon një mesfushor.
Jo vetëm në Itali, emri i Asllanit u përfol edhe për një transferim të mundshëm Turqi, ku Beshiktash kërkoi informacion zyrtare. Në këto ditë të fundit të merkatos, gjithnjë sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni i fundit, kjo pasi De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për Asllanin.
Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e mesfushorit kuqezi, me Asllanin që nuk pranon skonto kur bëhet fjalë për pagën e tij.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
