"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Shakohoxha tallet me shtatë mandatet e Dukës: Punon pa rrogë, si Nënë Tereza!
Dritan Shakohoxha, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit", ka folur për Presidentin e FSHF, Armand Duka, i cili tashmë është në mandatin e shtatë dhe punon pa rrogë, për të mirën e kombit.
Duka tha se duhen edhe shtatë mandate të tjera që Duka të dorëzojë Federatën dhe se vetëm "vdekja" mund ta ndajtë atë nga FSHF.
"Me e thënë me humor, me batutë, mos ta marrim në mënyrë tragjike, thua që janë shtatë mandate, mendoj se duhen shtatë të tjera, që ta dorëzojnë federate. Keni dëgjuar që bëhet martesa, derisa vdekja të na ndajë. E vetmja gjë që mund ta ndajë, vdekja.
Tani po e them për batutë, bletët në koshere kanë një mbretëreshë që jeton 2 vjet dhe pastaj ose tërhiqet ose bletët e izolojnë dhe e ngordhin. Kryetari shoqatës së bletëve te ne ka 8 vjet dhe do të kandidojë prapë.
Rasti i Presidentit të FSHF, po thyen rekordet edhe të Nënë Terezës që punoi falas. Ky njeri punon pa lekë, sakrifikohet vetë. Pa rrogë është, nuk ka rrogë. Punon falas po të them.
Më tha një njeri i futbollit, aman thuaji të ketë mëshirë për futbollin, mos të punojë falas, ta lërë këtë punë", tha Shakohoxha.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128