Reforma zgjedhore bën bashkë PS-PD, Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi presin delegacionin e ODIHR

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, pritën këtë të hënë delegacionin e ODIHR-it, i përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e deritanishme të reformës zgjedhore dhe përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, në përputhje me standardet evropiane.
Ka qenë Gjiknuri ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale kabërë me dije se gjatë këtij takimi informuan delegacionin se në seancën e ardhshme të komisionit do të prezantohet projektligji i ri për Financimin e Partive Politike, një hap ky që synon transparencë dhe rritje të integritetit të procesit zgjedhor.
Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare për të siguruar një proces reformues të qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat më të mira evropiane.
“Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, zhvilluam një takim me një delegacion përfaqësuesish nga Këshilli i Evropës të kryesuar nga Ionut Marian Stroe dhe Pavel Jablonski. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore dhe punën që po bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor në përputhje me standardet evropiane. Në këtë linjë i informuam se ditën e nesërme në komision prezantohet projektligji i ri mbi Financimin e Partive Politike”, shkruan Gjiknuri.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128