Dua Lipa pjesë e një tjetër filmi! Këngëtarja shqiptare i bashkohet kastit të...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do t’i bashkohet kastit të filmit të ri “Peaked”, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë muajin tjetër.
Filmi, i prodhuar nga A24, do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila ka bashkë-shkruar edhe skenarin me Ali Levitan.
Ngjarja përqendrohet te dy gra që, gjatë viteve të shkollës, kishin fituar një reputacion të keq midis shoqeve të klasës.
Një dekadë pas diplomimit, ato përpiqen të rikthejnë periudhën e tyre të popullaritetit gjatë një ribashkimi.
Në kast përfshihen edhe Emma Mackie, Connor Story, Gabby Windey, Laura Dern, Simone Ashley, Levon Hawke, Amy Sedaris, Alex Konsani dhe Emile Wakeim.
Përveç A24, projektin e bashkë-financojnë edhe Gordon, David Hinojosa dhe Zach Nutman, ndërsa Levitan do të shërbejë si producent ekzekutiv.
Dua Lipa ka një karrierë të shquar në muzikë, me tre çmime Grammy dhe shtatë Brit Awards. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht në vitin 2017 me hitin “New Rules” dhe më pas publikoi albumet “Future Nostalgia” (2020) dhe “Radical Optimism” (2024). Përveç muzikës, ajo ka debutuar edhe në kinema, duke marrë pjesë në filmin “Barbie” dhe më pas në “Argylle” pranë Henry Cavill.
Po ndodh...
ide
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128