Dhjetëra milion euro tendera, kush po e mbron kompaninë “Consulting Albania” që favorizoi Benet Beci

Gazetarja Ola Xama ka reaguar për çështjen që ka çuar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, duke ngritur pyetjen: Pse kompania përfituese e tenderit nuk është nën hetim?
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ndërsa SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtues të KESH-it për favorizim dhe manipulim të procedurave, kompania “Consulting & Management Albania” e cila ka përfituar paratë e kontratës vijon të mos figurojë në procedimin penal.
Sipas saj, nuk mjafton dënimi i zyrtarëve nëse nuk ndiqen edhe gjurmët e parave publike: “Ato para janë marrë nga buxheti i shtetit. Dhe për të rikthyer në arkë çdo qindarkë, duhet të hetohen jo vetëm ata që firmosin, por edhe ata që përfitojnë,” shkruan Xama.
Gazetarja thekson se dokumentet tregojnë si të ardhurat e kompanisë janë shumëfishuar pas vitit 2018, dhe se “Consulting Albania” ka përfituar tendera të tjerë publikë që arrijnë shifra shumë më të mëdha se kontrata e KESH-it, përfshirë projekte me FSHZH, ARRSH dhe Albcontrol.
Abuzimi me tenderin u zbulua përmes një mesazhi të gjetur në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, gjatë një hetimi tjetër të SPAK.
Mesazhi, i shkëmbyer mes Berberit dhe Benet Becit, fliste hapur për ndarjen e parave të kontratës, duke zbuluar se “500 mijë euro” do të shkonin për “profesorët e Harvardit” dhe “320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”.
Përveç Becit, u morën të pandehur edhe Adela Ruko, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar për të favorizuar kompaninë fituese.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim çështjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i cili dyshohet për veprën penale shkelje e barazisë në tendera.
Sipas asaj që është sqaruar publikisht nga njoftime dhe rrjedhje të materialeve hetimore, Beci bashkë me 6 zyrtarë të tjerë të Korporatës Elektroenergjetike akuzohen se kanë favorizuar kompaninë “Consulting & Management Albania” të fitojë një kontratë konsulence për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit Energjitik.
Zyrtarët dyshohet se kanë fryrë fondin limit, kanë vendosur kriteret në garë për të kualifikuar këtë operator dhe kanë vlerësuar në mënyrë të padrejtë duke e nxjerrë fitues. Benet Beci si drejtues i KESH në ato vite, dyshohet se ka dirigjuar të gjithë procesin në bashkëpunim me ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor, Evis Berberin. Bashkëshortja e tij, rezulton e punësuar në KESH e cila gjithashtu dyshohet se ka ndihmuar në këtë aferë.
Në telefonin e saj është gjetur një bisedë mes bashkëshortit dhe Becit të cilët thonë se “500 mijë euro do të shkojnë për profesorët e Harvardit që bëjnë studimin, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”. Kontrata fitohet për të vlerën e ngjashme, 832 mijë euro me tvsh nga kompania “Consulting & Management Albania”.
Çfarë bën përshtypje është një anë tjetër e medaljes: përse për përfituesin e parave, kompaninë që është përfshirë në skema të tilla, nuk ka asnjë akuzë dhe nuk janë bërë kurrë hetime?
Ajo që presim nga drejtësia nuk është vetëm dënimi i zyrtarëve për të ulur sjelljen kriminale, por dhe që paratë e vjedhura t’i kthehen qytetarit. Dhe ku janë paratë? Në xhepat e zyrtarëve dhe te kompania që ka fituar tenderin. Ato nuk gjenden dhe as kthehen pa hetim pasuror të tyre dhe pa hetuar firmën që i ka arkëtuar.
Nëse shkon te kjo kompani, kuptohet shumë qartë se si të ardhurat e saj janë dhjetëfishuar brenda vitit në 2018-n e në vazhdim pasi shumica e aksioneve u blenë për 660 euro nga Ervis Myftari.
Po të hetohet do të kuptohet se këto nuk janë kontratat e vetme publike të fituara. Firma ka 5 të tjera me vlerë 1.4 milion euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqipta, por miniera më e madhe nga viti 2018 e deri më sot është Albcontrol. Plot 17 tendera të fituar me vlerë 10 milion euro me tvsh.
Nëse i analizon këto kontrata gjenden çudira nga më të ndryshmet: kompania harton materplanin e navigimit për Aeroportin e Vlorës, bën studime financiare, studime rrezikshmërie dhe trajnime për kontrollorët. Thuajse të gjitha kontratat për trajnimin e punonjësve të Albcontrol janë fituar nga kjo firmë. Në fakt këtë shërbim e japin vetëm operatorë të huaj, dhe kompania bën vetëm ndërmjetësin për të vjelë fitim!
Kulmi ka arritur me një kontratë me vlerë 2 milion euro për trajnimin e 30 punonjësve të rinj të Albcontrol. Për një trajnim jo më të gjatë se 1 vit, janë paguar 66 mijë euro për person. Më shtrenjtë dhe se Harvardi, që kushton 60 mijë euro i gjithë cikli 3-vjeçar i shkollimit!
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
