Dinamo përforcon mbrojtjen, “Blutë” firmosin me një kolumbian

21 Shtator 2023, 17:23 / SPORT ALFA PRESS

Dinamo përforcon mbrojtjen, “Blutë” firmosin me një

Dinamo ka menduar të përforcojë edhe mbrojtjen, duke firmosur me 25-vjeçarin nga Kolumbia, Huan Kamilo Mesa.

Drejtori sportiv, Hariss Fakiç ka prezantuar mbrojtësin e ri i cili menjëherë vihet nën urdhrat e trajnerit Luixhi Di Biaxho. Dinamo luan këtë javë ndaj Partizanit, teksa në javën e fundit ka munguar mbrojtësi Rustem Hoxha.

“Huan Kamilo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City.

25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Sibenik në Kroaci.

Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjes dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit”, shkruan klubi.

Po ndodh...

ide