Disfata me Vllazninë, trajneri i Skënderbeut: Jemi të mërzitur, bëjmë gabime naive! Shkëmbi në rrezik për shkarkimin nga Tirana
Vllaznia është ngjitur në krye të Superligës të paktën përkohësisht. Shkodranët për llogari të javës së 12 mposhtën në Loro Boriçi 2-0 Skënderbeun me golat e Balajt dhe Dodajt. Një fitore që i dërgoi të besuarit e Brdaric në kuotën e 21 pikëve, ndërsa korçarët ndodhen në një moment delikat.
“Jam i lumtur për futbollistët e mi sepse shënuan dy gola të rëndësishëm. Mbajtëm portën të paprekur kur kemi bërë 3 ndeshje radhazi. Ishte shumë e vështirë, por kemi marrë 7 pikë në 3 ndeshje dhe mendoj se është çdo gjë në rregull,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
“Shumë i kënaqur për golin, por jam më i kënaqur për 3 pikët, për ecurinë e ekipit dhe shpresoj të vazhdojmë kështu,"-tha Kevin Dodaj, futbollist i Vllaznisë.
“Ne jemi të mërzitur dhe deri më tani nuk jemi qetë. Nuk jemi mirë. Sot ishim edhe naiv sepse goli i parë erdhi nga një gabim. Po kontrollonim topin dhe në një moment Ramos nuk pason siç duhet,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.
Më herët Egnatia u rikthye te fitoret, duke mposhtur 1-0 Tiranën, që tani është futur në krizë. Te bardheblutë kanë nisur zërat që presin shkarkimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili shpeshherë është ankuar edhe degdisjen e Tiranës në shumë stadiume të Shqipërisë.
Sot ndërkohë do luhen 3 sfidat e mbetura të javës së 12 të Superligës, me Partizanin që në orën 18:00 pret Teutën me qëllim për t’u kthyer në krye të renditjes. Në të njëjtën orë, Elbasani pret Dinamon e Ilir Dajës.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128