“Divorci” me Skënderbeun, djali i Igli Tares firmos me klubin kosovar

14 Janar 2025, 20:01 / SPORT ALFA PRESS

“Divorci” me Skënderbeun, djali i Igli Tares firmos me klubin

Etien Tare, djali i legjendës Igli Tare, i dha fund aventurës me Skënderbeun, pa mundur të lerë gjurmë. Sulmuesi 21-vjeçar u aktivizua me skuadrën korçare, 3 herë nga stoli, duke regjistruar në total 26 minuta.

Pas largimit nga Skënderbeu, mësohet se Etien Tare, është bashkuar së fundmi me skuadrën e KF Dukagjinit, që militon në elitën e futbollit kosovar.

Në 18 javë kampionat, Dukagjini ka grumbulluar 21 pikë, duke u renditur në vendin e shtatë. Sulmuesi 21-vjeçar do të kërkojë të lerë gjurmë te skuadra kosovare që drejtohet nga Ismet Munishi, një emër shumë i njohur në futbollin kosovar.

 

Po ndodh...