
Doli pa leje për t’u takuar me të dashurin, notarja përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Notarja braziliane Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024” pasi doli pa leje nga fshati olimpik për të takuar të dashurin Gabriel Santos dhe për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez.
Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimin për ta dërguar në shtëpi.
Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet.
Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por ai kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua.
Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128