Dortmund-Real/ Goli i sigurisë, Vinicius Junior dyfishon shifrat

1 Qershor 2024, 22:51 / SPORT ALFA PRESS

Dortmund-Real/ Goli i sigurisë, Vinicius Junior dyfishon shifrat
Real Madrid ka shënuar edhe golin e dytë përballë Dortmund në finalen e Champions League duke hipotekuar trofeun e 15-të në historinë e klubit.

Goli i parë i spanjollëve erdhi në minutën e 74-t. Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi spanjoll, Carvajal devijoi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën!

Ndërkohë në minutën e 83-të, Vinicius Junior shënoi golin e “knock-out”-it ndaj gjermanëve duke i çuar shifrat në 0-2.

Braziliani shënoi pas asistit të Bellingham, duke çuar në delir tifozët madrilenë.

 

Po ndodh...