Tifozët e Dortmund dhurojnë spektakël, qindra flakadanë ndezin “Wembley”-n

1 Qershor 2024, 22:48 / SPORT ALFA PRESS

Tifozët e Dortmund dhurojnë spektakël, qindra flakadanë
Tifozët e Dortmundit kanë dhuruar spektakël me fillimin e pjesës së dytë, të finales së Champions League kundër Real Madrid. Një pyroshow madhështor ra në sy, fill pasi lojtarët u rikthyen në fushën e lojës.

Tifozët gjerman janë dëgjur thuajse gjithë ndeshjen. Dhe pse në “Wembley”, ata  e kanë bërë të ndihet si në Gjermani për Dortmund.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Dortmund luan një finale në “Wembley”. 11 vite më parë ishte po aty, ndërsa humbi kundër Bayern Munchen.

 

Po ndodh...