Drejt kualifikimit/ Mësoni se në cilat klube luajnë lojtarët e kombëtares

16 Shtator 2023, 13:38 / SPORT ALFA PRESS

Drejt kualifikimit/ Mësoni se në cilat klube luajnë lojtarët
Ndeshjet e fundit të kombëtares na kanë bërë mjaft entuziast dhe Shqipëria duket se është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.

Deri më tani ne kemi grumbulluar 10 pikë dhe udhëheqim grupin, të ndjekur nga Çekia dhe Moldavia me 8 pikë secila.

4 pikët e fundit të marra në dy ndeshjet e fundit, tashmë e kanë bërë kombëtaren të besojë në ëndrrën e madhe.

Bujë të madhe kanë bërë dhe golat e shënuar, madje ai i Jasir Asanit u publikua si ndër më të mirët në faqen zyrtare të Euro 2024.
Por Alfapress.al sjell sot një tablo të plotë se në cilat klube luajnë futbollistët e kombëtares.

Vendin e parë për nga ekipi sigurisht e zënë Armando Broja i cili luan me Çelsin, por që në këto ndeshje nuk luan për shkak dëmtimi dhe i dyti Kristjan Asllani i cili luan për Interin.

Lista

Armando Broja-Chelsea
Kristjan Asllani-Inter
Myrto Uzuni-Granada (Spanjë)
Elseid Hysaj-Lazio (Itali)
Berat Djimsiti-Atalanta (Itali)
Jasir Asani-Gwangju (Korea Jugut)
Sokol Cikalleshi-Konyaspor (Turqi)
Ylber Ramadani-Lecce (Itali)
Nedim Bajrami-Sasuolo (Itali)
Ardian Ismajli-Empoli (Itali)
Taulant Seferi-Baniyas (Abu Dabi)
Klaud Gjasula-Sv Darmstadt (Gjermani)
Keidi Bare-RCD Espanyol (Spanjë)
Arbnor Muja-Royol Antwerp (Belgjikë)
Mario Mitaj-Lokomotiv Mosk (Rusi)
Mirlind Daku-Rubin Kazan (Rusi)
Ertrit Berisha-Empoli (Itali)
Tomas Strakosha-Brentford (Angli)

Po ndodh...