Drejtori i ri i Bayern merr përgjegjësinë ta zgjidhë 'rastin' e Alphonso Davies…

28 Shkurt 2024, 16:02 / SPORT ALFA PRESS

Drejtori i ri i Bayern merr përgjegjësinë ta zgjidhë
Në një kohë kur Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë i Bayern Munich është nën presionin e Real Madridit, klubi gjerman vendosi ta komentojë këtë çështje. Max Eberl u prezantua si drejtori i ri sportiv i klubit bavarez dhe u mor menjëherë në pyetje për këtë temë.

"Unë do të takohem me Nick Huoseh, përfaqësuesin e lojtarit dhe do të diskutojmë të gjithë situatën. Më pas do të marrim një vendim, por sigurisht që nuk është kurrë mirë të humbasësh lojtarë pa asnjë kosto. Asnjë klub nuk e dëshiron këtë, më së paku Bayern Munich”, theksoi ai.

Kujtojmë që pasi ndërkombëtari kanadez mori vendimin për t'u larguar në fund të kontratës së tij, në qershor 2025, Bayern mbeti me vetëm dy opsione: ose ta shiste lojtarin në tregun tjetër, për një vlerë prej rreth 40 ose 50 milionë euro, ose përndryshe ta mbajë lojtarin në radhët e tij dhe ta lërë të largohet falas në 2025.

 

Po ndodh...