Mësohet arsyeja e festës dhe gjestit të holandezit Van Dijk të Liverpool…

Nuk është padyshim tema më e rëndësishme në gjirin e Liverpool-it. Por megjithatë personazhi në fjalë e meriton këtë moment të ëmbël. Bëhet fjalë për holandezin Virgil van Dijk, kapiten i Liverpool-it, ai që shënoi golit dhe mbylli finalen e Carabao Cup, ndaj Chelseat (1-0).
Pasi festoi me dorën nën mjekër, shumë vetë u habitën për arsyen e vërtetë të asaj feste. Një gjarper? Një valë? Një premtim për të rritur mjekrën? Kishte shumë mundësi por pak siguri. Deri me sot...
Llogaria e Tik Tok 'Virgils Lawyer', tërësisht e dedikuar për qendërmbrojtësin holandez, ka publikuar përgjigjen, duke theksuar se gjesti i dedikohet vajzës së tij, Nila. Kapiteni i Liverpool-it nuk është një golashënues i pamëshirshëm, por kur shënon ai kërkon Nilën në tribunë dhe ia dedikon asaj golin.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
