Drita fiton titullin kampion në kampionatin e Kosovës
Skuadra e Dritës e ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës, katër javë para përfundimit të edicionit 2024/25 në Albi Mall Superligë.
Në ndeshjen e javës së 32-të, të zhvilluar të dielën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita e mposhti Llapin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Iljasa Zulfiu, në minutën e 84-t, nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore, Drita arriti në kuotën e 69 pikëve dhe krijojë një diferencë prej 12 pikësh ndaj Ballkanit të vendit të dytë. Duke pasur parasysh që Drita i ka fituar të tri përballjet direkte ndaj Ballkanit në këtë edicion, edhe në rast të barazimit eventual të pikëve në fund të kampionatit, ekipi gjilanas e ka të sigurt titullin.
Ky është titulli i katërt kampion në histori për Dritën, pas atyre të fituar në vitet 2003, 2018 dhe 2020.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
