Duka rrëzon pretendimet e Italisë për vëllezërit Shpendi: Janë mes yjeve që pritet të shkëlqejnë te kuqezinjtë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për “Sportitalia”, ka folur ndër të tjera edhe për lojtarët që pritet të shkëlqejnë në një të ardhme të afërt te kuqezinjtë, duke renditur edhe vëllezërit Shpendi, për të cilët është folur së fundmi për një interesim edhe nga Italia.
Ndërkohë, duke ka renditur në këtë listë edhe emra si Fetai apo Berisha, ndërsa ka përmendur edhe disa nga të rinjtë e moshave 17 dhe 19 vjeç.
“Ne kemi disa të rinj shumë premtues në ekipet kombëtare të të rinjve dhe kam shumë besim se do t’i shohim në një nivel të lartë. Në kombëtaren U-17 janë portieri i Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesi Gabriele Kulla i Sasuolos si dhe sulmuesi tjetër i Juventusit, Arman Durmishi, për të dhënë disa shembuj. Në kombëtaren U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lacios, Tedi Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Xhenoas. Më pas, në kombëtaren U-21 kanë rënë në pah mesfushorët Adrion Pajaziti dhe Feta Fetai, të cilët tashmë ishin bashkuar me Kombëtaren A, si dhe dy vëllezërit Kristian dhe Steven Shpendi apo portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medón Berisha”, tha Duka.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128