Lajme flash

E bujshme nga Kina, Ferrari skualifikohet! Çfarë ndodhi me makinat e Lëklerk dhe Hamilton

23 Mars 2025, 14:35 / SPORT ALFA PRESS

E bujshme nga Kina, Ferrari skualifikohet! Çfarë ndodhi me makinat e

Piloti i MekLaren, Oskar Piastri triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Kinës dhe u rendit i pari në Shangai.

Ndërsa pilotët Lëklerk dhe Hamilton të Ferrarit e mbyllën në vendin e 5 dhe 6.

Pas përfundimit të garës, FIA kreu disa kontrolle dhe gjeti disa parregullsi në makinat e tyre.

Makinat e Pierre Gasli dhe Lëklerk u zbuluan se ishin nën peshë, ndërsa makina e Hamilton u konsiderua se kishte konsum të tepërt të rrëshqitjes. Për këtë arsye ata janë skualifikuar.

Po ndodh...