“E kemi studiuar Ballkanin”, trajneri i Dinamos: Ta nisim fort, pres gol të shpejtë

14 Dhjetor 2023, 15:14 / SPORT ALFA PRESS

“E kemi studiuar Ballkanin”, trajneri i Dinamos: Ta nisim fort, pres

Dinamo e Zagrebit pret Ballkanin sonte në “Maksimir”, në duelin e fundit të grupit C në Conference League. Sfidë ku rekordmenëve të futbollit kroat u mjafton një pikë për t’u kualifikuar si vend i dytë.

Ndërkohë që kampionët e Kosovës duhet të fitojnë Zagreb dhe duhet të shpresojnë që Plzen nuk humbet kundër Astanës në Çeki për të arritur një kualifikim historik.

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakirovic theksoi se skuadra e tij do të futet në fushë për të fituar, pavarësisht faktit që e vlerëson Ballkanin. Skuadra e Ilir Dajës e fitoi 2-0 duelin e parë në Prishtinë.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe vendimtarë përballë Ballkanit. Është një ‘finale’ sa i përket kualifikimit. Pres që skuadra ime të zhvillojë një ndeshje serioze dhe shumë të mirë në aspektin taktik.

Sigurisht që kualifikohemi edhe me barazim, por ne nuk do të futemi në fushë për një pikë. Do e kërkojmë fitoren prej minutës së parë, kam besim se do arrijmë këtë objektiv dhe do të kualifikohemi.

Duhet ta nisim fort, të mos mendojmë për llogari. Luajmë përpara tifozëve tanë, kështu që duam të gjejmë golin e parë sa më shpejt. Në mënyrë që ta kemi më të lehte pastaj kontrollin e lojës.

Humbja në Prishtinë? Nuk e nënvlerësuam Ballkanin në ndeshjen e parë, por kishim shumë mungesa. Ballkanin e njohim mirë, kemi analizuar edhe takimin e tyre të fundit.

Ata kanë luajtur mirë gjatë gjithë sezonit, ndërkohë që në ndeshjen e fundit gabuan. Gjithsesi, ne duhet të jemi seriozë kundër tyre, dhe duhet të gabojmë sa më pak”, përfundoi 46-vjeçari boshnjak.

 

 

Po ndodh...