E papritur! Reali i bëhet pengesë Ançelotit, Brazili humbet durimin dhe projekton tjetër emër për stolin
Dukej e mbyllur për nënshkrimin e Ançelotit te Brazili, por e gjithë situata ka marrë kthesë të papritur. Negociatat kanë mbetur në “ajër” pasi presidenti Perez te Reali është bërë pengesë.
Bordi drejtues i Realit nuk është i kënaqur me formën si kanë shkuar negociatat mes Brazilit dhe Ançelotit. Dhe pse vetë madrilenët po mendonin largimin e trajnerit italian, tashmë ekziston një tjetër mundësi.
Te Reali kërkojnë që Ançeloti të shkojë te Brazili si transfertë pa kosto. Duke pasur dhe 1 vit kontratë, në rast se është Reali që përfundon kontratën e tij, duhet të paguajë 10 milionë euro. Kjo shumë përkon me atë që Ançeloti duhet të fitonte për pjesën e mbetur të kontratës.
Kjo situatë po mban pezull gjithçka. Përfaqësuesit e 65-vjeccarit po negociojnë për opsionet e mundshme, ndërsa akoma rrugët nuk janë mbyllur.
Te Brazili ndërkohë kanë gati një tjetër alternativë. Horhe Zhezus do të merrte vendin që ishte projektuar për Ançelotin, nëse e njëjta situatë vazhdon mes italianit dhe Realit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
