E pëson nga Crystal Palace, Leicester vuan në zonën e rrezikut/ Bournemouth përmbys Fulham

1 Prill 2023, 19:21 / SPORT ALFA PRESS

E pëson nga Crystal Palace, Leicester vuan në zonën e rrezikut/

Bornemouth përmbys me rezultatin 2-1 Fulham City-n, në një sfidë që ishte shumë e luftuar.

Miqtë morën avantazhin që në minutë e 16’ me Pereira, duke e mbyllur pjesë e parë në avantazh Në pjesën e dytë vendasit “ndryshuan fytyrë” dhe barazuan në minutën e 50’ me Tavernier. Më pas, në minutën e 79’ Solanke do të përmbyste gjithçka dhe do t’i dhuronte fitoren ekipit të tij. Pas raundit të 29’ të Premier League, Bournemouth renditet në vend të 15-të me 27 pikë, teksa Fulham renditet në vend të nëntë me 39 pikë.

Brighton-Brentford ndahen me barazimin 3-3, me miqtë që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës në minutën e 10’ me Jansson, në minutën e 22’ Toney shënoi për Brentford, ndërsa Pinnock shënoi në minutën e 49’.

Ndërkohë për vendasit shënuan Mitoma në minutën e 21’, Welbeck në minutën e 28’, ndërsa rezultati u vulos nga Mac Allister që barazoi në minutën e 90’. Crystal Palace përmbys me rezultatin 2-1 ekipin e Leicester City. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 56’ që të zhbllokohej sfida, me Pereira që gjeti rrugën drejt rrjetës. Vetëm 3 minuta më pas autogoli i Iversen u dhuroi barazimin vendasve. Sfida u vulos nga Mateta, që përmbysi rezultatin në minutën e 90+5’. Pas kësaj përballje Crystal Palace renditet në vend të 12-të me 30 pikë, teksa Leicester vuan në vend të 18-të me 25 pikë.

Nottingham Forest-Wolves u ndanë me barazimin 1-1. Vendasit gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke marrë avantazhin me Johnson. Megjithatë në minutën e 83’ Podence shënoi golin e barazimit dhe i dhuroi një pikë ekipit të tij. Pas raundit të 29-të të Premier League, Nottingham Forest renditet në vend të 14-të me 27 pikë, teksa Wolves në vend të 13-të me 28 pikë.