Edy Reja: Matematika na kërkon vetëm fitoren, të tregojmë sa vlejmë

23 Shtator 2022, 17:42 / SPORT ALFA PRESS

Edy Reja: Matematika na kërkon vetëm fitoren, të tregojmë sa

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 me Izraelin në Tel Aviv.

Sfida vlen për raundin e pestë në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë e Rejas që kërkojnë tri pikët për të mbajtur gjallë ëndrrën për vendin e parë në grup.

Para stërvitjes zyrtare në Izrael, përpara medieve ka dalë trajneri Edi Reja.

“Mungesa e kapitenit Zahavi dhe si ndiheni para ndeshjes – Unë e njoh forcën e Izraelit sepse e di nga ndeshjet e shkuara që jemi përballur. Çdokush që do luajë do bëjë më të mirën dhe ne e dimë, jemi të përgatitur për të ndalur sulmet e kundërshtarit.

Sa na takon ne, do i përballim në fushë. Do shohim se cili ekip ka mentalitetin e duhur për fitore. Në këtë moment mungesat nuk kanë vlerë dhe luhet për maksimumin.

Ndeshja si finale? Ne e dimë që pikët janë këto, ata kanë pesë pikë, ne kemi një. Ne duam tri pikë për vendin e parë sepse alternativë tjetër nuk ka. Ne duhet të bëjmë sa më mirë në fushë dhe mos lejojmë që të ndëshkohemi nga episode.

Luajmë me presion të lartë, njohim mbështetjen që tifozët i japin Izraelit. Duhet të jemi të përgatitur dhe mos i japim mundësi kundërsulmeve të tyre sepse ata janë mirë në këtë pjesë. Nuk duhet të lëmë hapësira dhe të luajmë në mënyrë të barabartë me ta.

Ku peshojnë mungesat? Ne këtë e dimë, lojtarët që janë në fushë duhet të japin shpirtin në fushë. Kemi lojtarë të rëndësishëm jashtë. Ata që do jenë në fushë do jenë me përvojën e madhe dhe formën më të mirë. Na duhet personalitet në fushë. Kemi pasur edhe më parë mungesa, duke bërë edhe ndeshje të mira.

Solomon e njohim dhe e dimë që mungon, por Izraeli ka lojtarë të tjerë me kualitet. Ne të futemi në fushë me respektin e duhur për fanellën.

A keni pikëpyetje para ndeshjes? I dimë pikët e tyre të dobëta, si luajnë dhe e kemi përgatitur mirë këtë gjë. Varet shumë sesi do shkojë situata në fushë. Duhet të jemi të kujdesshëm të mbulojmë kundërshtarët dhe si e nisim ndeshjet, duhet kujdes. Në ndeshjet e tjera kemi krijuar, duket të jemi të saktë para portës. Të bëjmë sa më pak gabime dhe të shfrytëzojmë rastet tona.

Mendoj se nesër të gjithë do japin 100 përqind në fushë. Të tentojmë t’i godasim me kundërsulm”, tha Edi Reja.

 

Po ndodh...