Epoka e trajnerëve italianë, Colella pranë historisë me Partizanin
Partizani është shumë pranë titullit kampion për herë të 17 në histori. Të kuqtë përfituan maksimalisht nga barazimi i Tiranës me Bylisin dhe një javë para përfundimit të kampionatit kryesojnë renditjen. Kjo falë avantazhit të ndjeshjeve direkte në derbi, pasi Partizani ka triumfuar dy herë, një sfidë e kanë fituar bardheblutë dhe ndeshja e fundit përfundoi në barazim.
Partizani do të luaj ndeshjen e fundit të kampionat në shtëpi përballë Teutës aty ku pritet të vendoset gjithçka. “Demave” ju mjafton vetëm fitorja për të festuar titullin e 17 në histori, që do të kishte një rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë një trajner italian do të fitonte titullin kampion me Partizanin.
Në epokën e presidentit Demi, Partizani është udhëhequr në disa raste nga trajner italian, por asnjë nuk ja ka dalë mbanë të triumfojë në kampionat. Më i suksesshmi mund të konsiderohet Adolfo Sormani i cili në sezonin 2016-2017 udhëhoqi Partizanin në kualifikimin historik përballë Ferencvaros në turin e dytë eliminator të Champions League.
Më tej “të kuqtë” u ndalën në raundin e tretë nga Salzburg dhe në Play-Off-in e Europa League u eliminuan nga Krasnodar. Trajneri Sormani premtonte shumë për të ardhmen, megjithatë 57-vjeçari dështoi në kampionat dhe u largua ende pa u mbylluar faza e parë. Drejtuesit e Partizanit vendosën ta rikthenin teknikun italian në sezonin 2019-2020 po sërish aventuara e tij nuk shkoi ashtu siç pritej.
Andrea Agostinelli ishte trajneri me origjinë italiane që i shkoi më pranë fitimit të titullit kampion me Partizanin në sezonin 2015-2016. Gjithçka u vendos në javën e fundit, me Skëndërbeun që triumfoi në Vlorë dhe mbrojti titullin kampion. Më tej aventuara e trajnerëve italian te Partizani si Franco Lerda dhe Mark Luliano ishte një dështim.
Partizani u rikthye te fitimi i titullit kampion pas 26 vitesh me teknikun Skënder Gega në krye, ndërsa tani “të kuqtë” mund të “shkurorëzojnë” rivalët e qytetit nga froni me një italian në krye, si Giovanni Colella.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128