Euro 2024/ Rumania “shkatërron” Ukrainën, 3-0 në Allianz Arena

Rumania fiton thellë përballë Ukrainës 3-0. Një fitore e thjeshtë për rumunët, me një rezultat në fakt që nuk pritej, duke qenë se nga “bookmakers”, Ukraina shihej si më e avantazhuar në këtë përballje. Në Allianz Arena të Munihut, ishte kombëtarja rumune që e dominoi takimin, ndërkohë që ukrainasit, pavarësisht mundësive që krijuan, nuk arritën dot të impononin lojën kundërshtarit.
Skuadra e Iordanescut, shënoi që në pjesën e parë, në minutën e 29-të me Stanciu. Pjesa e dytë foli sërish vetëm për rumunët, të cilët realizuan, 2 herë Brenda 4 minutave ( 53’ dhe 57’) me Razvan Marin me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, si dhe me Dragus.
Rumania me këtë fitore ngjitet në krye të Grupit E me 3 pikë, në pritje të sfidës tjetër të këtij grupi, ajo që do të luhet në ora 18:00, mes Belgjikës dhe Sllovakisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


