EURO 2024/ Shfaqet në stërvitje pas dëmtimit, Shqipëria rikuperon titullarin para Kroacisë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot në orën 15:00 seancën e parë stërvitore pas ndeshjes me Italinë ku mësuam edhe disa informacione të rëndësishme.
Pjesë e grupit ishte edhe Jasir Asani, që pësoi një lëndim të lehtë në takimin me “axurrët”, por duket sikur e ka lënë pas teksa është shfaqur në stërvitje dhe është gati për të marrë urdhrat e Sylvinhos.
Anësori kuqezi ka mbetur i dëmtuar në momentin kur është goditur nga Dimarco, tek goli i dytë i Italisë, i shënuar nga Barrela, i cili u pa edhe nga sistemi VAR, por që u vendos të mos konsiderohej si faull.
Asani luajti 68 minuta në ndeshjen ndaj Italisë, duke regjistruar 22 prekje të topit, me 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara, 0 nga 3 driblime të realizuara dhe vetëm 1 nga 8 duelet e fituara sipas të dhënave të SOFASCORE.
Për sa i përket seancës së sotme stërvitore grupi u duk i qetë dhe i lumtur në prag të përballjes së dytë të Europianit me Kroacinë të mërkurën në orën 15:00.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



