EURO 2024/ Zvicra eliminon kampionët në fuqi, Italia largohet me turp nga Europiani
29 Qershor 2024, 20:00 / SPORT

Italia i ka dhënë lamtumirën Europianit që në fazën e parë me eliminim direkt, duke dorëzuar kështu trofeun të cilin e fitoi 3 vite më parë.
Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi që Zvicra e Granit Xhakës të siguronin fitoren e madhe, 2-0.
Fillimisht ishte mesfushori i Bologna, Remu Freuler, që gjeti rrugën e rrejtë, në minutë ne 37’-të dhe me fillimin e fraksionit të dytë, të sfidës, Ruben Vargas dyfishoi shifrat me një gol spektakolar, duke i dhënë Italisë, “puthjen e lamtumirës”.
Kështu, “Helvetët” e Murat Yakin janë çerekfinalistët e parë, të Euro 2024, me zviceranët, që tashmë do të presin fituesin e çiftit Angli-Slloveki, me “Tre Luanët” e Southgate, që pritet të jenë kundërshtari i mundshëm i tyre.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

