Fitoi titullin kampion me Partizanin, Colella largohet nga të kuqtë

7 Qershor 2023, 17:53 / SPORT ALFA PRESS

Fitoi titullin kampion me Partizanin, Colella largohet nga të kuqtë

Partizani është përballur me dy largime në harkun kohor të 48 orëve, pas ikjes së drejtorit sportive Elton Marini, ka dhënë dorëheqjen dhe trajneri Giovanni Colella.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një reagim në rrjetet sociale, ku falënderon teknikun për punën e bërë dhe fitimin e titullit kampion.

Më tej shtohet se ka qenë vetë ky i fundit që ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, duke mos preferuar të vijojë të drejtojë skuadrën kryeqytetase.

Ky largim i Colellës vjen pas 1 sezoni të suksesshëm, ku të kuqtë fituan titullin kampion për herë të 17-të. Prej ditësh ka pasur diskutime dhe mosmarrëveshje mes palëve, të cilat duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa u larguan dy nga personazhet kryesore të suksesit të të kuqve.

Partizani nën drejtimin e teknikut Italian arriti të grumbullonte 67 pikë gjatë sezonit 2022-2023, me 20 fitore 7 barazime dhe 9 humbje. Mbyllja e sezonit në vendin e parë përkthehet në një biletë drejt UEFA Champions League, ndërsa tanimë kanë nisur përgatitjet nga kryeqytetasit.

 

Po ndodh...

ide