Formacionet zyrtare/ Real Madrid rikuperon Rudiger si titullar, Haaland në stol te City
19 Shkurt 2025, 20:37 / SPORT

Real Madrid-Manchester City është padyshim supersfida e këtij turi në Ligën e Kampioneve, ku një nga skuadrat pretendente për trofeun do i japë lamtumirën ëndrrave të saj sot në këtë edicion.
Madrilenët kanë një avantazh të rëndësishëm pas fitores 3-2 në transfertë në sfidën e parë dhe kanë një armë më shumë për duelin e sotëm, pasi Rudiger kthehet në formacionin titullar që si zakonisht Ançeloti e ka publikuar dy orë para sfidës.

Nga ana tjetër bëjnë përshtypje zgjedhjet e Guardiolës, i cili ka lënë në stol për shkak të dëmtimeve apo formës emra si Haaland, De Bruyne, Kovaçiç, Doku, Grealish apo Ake të cilët zakonisht përbëjnë bërthamën e ekipit.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
Nga Alesia Balliu
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
